Joselu pati një debutim të ëndrrave për kombëtaren spanjolle.
Sulmuesi 32-vjeçar nga Espanyol hyri në lojë në minutën e 81-të dhe shënoi në minutën e 83-të dhe 84-të në fitoren e Spanjës ndaj Norvegjisë (3-0), në një ndeshje kualifikuese për Euro-2024, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ende nuk e besoj. Puna e përditshme shpërblehet. Dua të falënderoj gruan, fëmijët dhe nënën time që luftuan që unë të jem këtu”, theksoi sulmuesi.
Joselu i la një fjalë trajnerit Luis de la Fuente: “Ju falënderoj për gjithçka. Ai më besoi mua në thirrjen e tij të parë. Unë më shumë se u përgjigja. Ndihem si një djalë 18 vjeçar. Për mua mosha nuk është e rëndësishme. Sot është një ditë e mrekullueshme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


