Kombëtarja e Marokut mposhti mbrëmë Brazilin me rezultatin 2-1 në një ndeshje miqësore.
Lojtarët brazilianë hynë në fushë, në Tangier, me emrin e Peles në anën e pasme të fanellave, poshtë numrit të tyre, në homazh të ndeshjes së parë të ‘Canarinhas’ pas vdekjes së mbretit të mbretit të futbollit, megjithatë ata pësuan humbje nga Maroku që luajti mjaft mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në minutën e 29-të, brazilianët tashmë kishin kërcënuar disa herë, por Boufal punoi mirë në zonë dhe mposhti portierin e Brazilit.
Mysafirët barazuan në pjesën e dyë me golin e Casemiros të shënuar në minutën e 67’të.
Por marokenët do të fitonin me golin e Sabiri (79′) dhe ndeshja, imagjinoni, përfundoi me gëzimin e tifozëve marokenë, duke festuar fitoren e parë ndonjëherë ndaj Brazilit.
/GazetaBlic Sport


