Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka folur në lidhje me sukseset e xhudisteve kosovare në Grand Slamin e Tbilisit, ku u siguruan tre medalje të argjendta.
Çeku ka thënë se shkëlqimin ndërkombëtar në xhudo synojnë ta arrijnë edhe në futboll.
“Shkëlqimin ndërkombëtar në xhudo synojmë ta arrijmë edhe në futboll. Tri medalje të argjendta, dje nga Distria dhe Nora, sot nga Laura në Grand Slamin e xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë”, shkroi Çeku.
“Gjithmonë falënderues për angazhimin dhe punën e xhudisteve për të ngritur lart shtetin tonë. Njejtë krenarë jemi edhe me ekipin tonë që na përfaqëson në hapjen e kualifikimeve për EURO 2024 në futboll. Kosova sot luan me Izraelin në Tel Aviv, me mendjet dhe zemrat tona jemi pranë djemve tanë të talentuar”.
“Krenari pa fund, Kosova jonë në hap me botën me të rejat dhe të rinjtë plot talent e vullnet”.


