Ish- sekretari i FFK’së, Eroll Salihu është i ftuar në ‘BlicInterview’ e kësaj jave me Astrit Gshin.
Salihu flet në detaje për misionin kualifikues që ka Kosova në ‘Euro 2024’, skuadra nën urdhërat e trajnerit të ri, ndalimin prej 48 orësh dhe vendimin për arrest shtepiak për kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, si dhe për legjendën e paharrueshme, Fadil Vokrrin.
Ai jep detaje interesante gjatë kësaj intereviste të realizuar, duke filluar nga atmosfera brenda kombëtares dhe deri tek zhvillimet e përgjithshme tek organi më i lartë i futbollit në vend, FFK.
Salihu tregon edhe për largimin e tij nga posti i sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai vlerëson se kualifimi i Kosovës në Euro 2024 nuk është i paarritshëm.
Këto dhe shumë tema të tjera ju ftoj të ndiqni Blic Interview me Astrit Gashin me fillim nga ora 21:00 në RTV Dukagjini.


