Lajme

Asociacioni, pjesë e normalizimit të marrëdhënieve, thotë Rucker

03/25/2023 08:27
nga:Astrit Gashi

Diplomati gjerman, Joachim Rucker, komentoi për Euronews Albania Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai kujtoi se është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit dhe ka qenë pjesë e planit Ahtisari.

“Dhe në deklaratën e pavarësisë së Kosovës në 2008 kishte një zotim të fortë nga planit Ahtisari dhe kjo përfshin edhe Asosacionin e komunave serbe. Prandaj s’duhet ta vështirësojmë më shumë nga ç’është. Jemi plotësisht i vetëdijshëm për marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015. Jam i vetëdijshëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Por dua të them që ku ka dëshirë, ka edhe rrugëzgjidhje”, u shpreh Rucker.

Por a është asociacioni një shqetësim i ligjshëm i politikanëve të Kosovës?

“Është diçka që duhet të negociohet, sigurisht është plotësisht e përjashtuar, për mua, si dhe për shumicën, në mos të gjithë në Kosovë, që do të ketë ndonjë gjë të ngjashme me Republikën Serbe, pasi është problematike shume për Bosnjën” u përgjigj ish-kryeadministratori i Kosovës.