Lajme

Qëllohet me armë makina në lëvizje në Lezhë

03/24/2023 20:51
nga:Y I

Një ngjarje kriminale ka ndodhur në Lezhë, ku një makinë në lëvizje është qëlluar me armë zjarri.

Raportohet se për shkak të të shtënave me armë, mjeti u përplas me një makinë tjetër.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës.