Lajme

Shefi i stafit të Presidencës: Sot shënojmë 24 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s kundër Jugosllavisë që çoi në liri, paqe dhe shtetësi për Kosovën

03/24/2023 09:31
nga:Astrit Gashi

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, përkujtoi 24 vjetorin e fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, duke nxjerrë edhe shifrat e civilëve të vrarë në Kosovë gjatë fushatës së bombardimeve.

“Sot shënojmë 24 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s kundër Jugosllavisë që çoi në liri, paqe dhe shtetësi për Kosovën. Gjatë 78 ditëve të fushatës ajrore të NATO-s, policia dhe ushtria e Serbisë vranë mbi 6200 civilë shqiptarë të Kosovës, mes tyre 400 fëmijë”.

Vela këtu bëri edhe një ndërlidhje me luftën që aktualisht po zhvillohet në Ukrainë.

“Në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, kjo është e barabartë me mbi 120,000 civilë të vrarë, mes tyre 8,000 fëmijë, në vetëm 78 ditë. Kosova ka mbi 1600 të zhdukur që nga lufta. Këto janë faktet nga të cilat regjimi i Serbisë sot po përpiqet të fshihet”.