Zyra për media e Presidencës së Kosovës ka bërë një lëshim ditën e enjte.
Ata më herët kanë publikuar në faqen e tyre një postim ku thuhet se zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Gabriel Escobar do të takohet me presidenten Osmani.
Menjëherë pas këtij “lëshimi teknik”, Presidenca ka dalë me njoftim duke kërkuar ndjesë.
Njoftimi i Presidencës:
Sqarim për media
Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023).
Ju njoftojmë se kjo agjendë siç edhe është e cekur ka qenë për datën 17 mars, dhe se nuk është për nesër.
Ju kërkojmë ndjesë për këtë lëshim dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!


