Lajme

Kurti telefonohet nga Chollet: Më uroi për marrëveshjen në Ohër

03/23/2023 14:53
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretatit amerikan Antony Blinken.

Siç ka shkruar Kurti në Twitter, Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër.

”Kishte një telefonatë me CounselorDOS. Chollet i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata dhe të vështira. E falënderova për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja themelore dhe e aneksit, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojë realitetin dhe kushtet“, ka shkruar Kurti.

Pikërisht sot Kurti është duke e paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës marrëveshjen e arritur në Ohër, ndonëse pa nënshkrim.

Në një moment Kurti u largua nga salla dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha e ”e ka një telefonatë të rëndësishme“.