Il Corriere dello Sport pretendon se Napoli tashmë ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë euro nga Newcastle United për Victor Osimhen dhe shpjegon planin e klubit për të mbajtur nigerianin dhe Khvicha Kvaratskhelia në Stadio Maradona.
Yjet e Partenopeit po e udhëheqin skuadrën drejt titullit të tretë të Serie A në histori. Osimhen dhe Kvara kanë shënuar 39 gola së bashku këtë sezon dhe Napoli nuk dëshiron t’i shesë ata gjatë verës, përcjell GazetaBlic Sport.
Kvara erdhi nga Dinamo Batumi për vetëm 10 milionë euro verën e kaluar dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2027.
Osimhen, nga ana tjetër, mbërriti nga Lille në 2020 për 75 milionë euro dhe kontrata e tij në Stadio Maradona skadon në qershor 2025.
Sipas raportit, Napoli refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Newcastle për Osimhen një vit e gjysmë më parë.
/GazetaBlic Sport/


