Kjaer ka kaluar kohë të vështirë te Milani.
Mbrojtësi i Milan ishte i lënduar duke bërë që të mos paraqitej për një kohë të gjatë, shkruan GazetaBlic Sport.
Simon Kjaer tashmë dëshiron të gjejë më shumë hapësirë në Milan.
“Ndeshja kundër Tottenhamit ishte ndoshta më e mira që nga dëmtimimi, kështu që fakti që nuk kam luajtur që atëherë më ka lodhur padyshim. Ndonjëherë shkon si të duash, herë jo. Në fund, është gjithmonë vendimi i trajnerit. Kam dy muaj që stërvitem vazhdimisht dhe nuk e kam bërë për tetë vjet. Ndihem më pozitiv, fizikisht jam në krye të formës.
Edhe pse do të jem 34 vjeç të dielën, kam të njëjtën uri dhe energji për të luajtur futboll. Të vazhdoj të jem një lojtar i mirë është synimi im dhe ende ndihem se jam, nuk e kam humbur vullnetin që kisha kur isha i ri”, është shprehur mbrojtësi danez.
/GazetaBlic Sport/


