Sporti

Sërish probleme për Skriniar / Mbrojtësi largohet nga kombëtarja

03/21/2023 17:44
nga:L J

Momenti i komplikuar vazhdon për Milan Skriniar.

Mbrojtësi i Interit, i rikuperuar nga disa probleme fizike që e kanë prekur javët e fundit, është dashur të ndalet sërish për shkak të një dëmtimi të ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi iu përgjigj kombëtares sllovake, Skriniar u detyrua të largohej nga vendi i tij pasi kishte bërë disa teste.

Ai duket ende i dëmtuar dhe nuk do të paraqitet me Sllovakinë.

/GazetaBlic Sport