Lajme

Kurti thotë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse në raportin e DASH-it vlerësohet e kundërta

03/21/2023 13:34
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet.

Kreu i Qeverisë, ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm pra nuk i kursejmë as vullnetin, as përpjekje as dijen që kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë tash teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjmë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do ti trajtojmë me përpikmeri”, tha ai.