Sporti

Vushtrria – Prishtina, Llapi – Gjilani| Ja kur zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

03/21/2023 13:06
nga:Mergim Rreci

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i sfidave gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Goglat e shortit kanë prodhuar sfida shumë interesante, përcjellë Gazeta Blic Sport.

Në këtë rreth të garave do të takohen Vushtrria-Prishtina dhe Llapi-Gjilani.

Në këtë fazë të kësaj gare, ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje, teksa fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Ndeshjet e para zhvillohen me 5 prill, kurse ndeshjet kthyese me 19 prill.

/GazetaBlic Sport/