Sporti

“Vajtoni tani”, Aguero humb nervat dhe tallet keq me Real Madridin drejtëpërdrejt pas golit të Kessie

03/20/2023 22:59
nga:L J

Sergio Aguero komentoi mbrëmë El Clasico për Star+ dhe pati një reagim shumë të gjallë nga divani në shtëpi pas golit të Franck Kessie, i cili ia solli Barçës fitoren e madhe.

Barcelona fitoi ndaj Real Madridin me rezultatin 2-1, me golin e vonshëm të Franck Kessie në minutën e 92’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Kun, një ish lojtar i Atletico Madrid dhe poashtu i Barcelonës në La Liga dhe ‘armik’ sportiv i Los Blancos, e lëshoi veten me një deklaratë: “Madridistë qani, ****”, tha Aguero.

Agüero pati një periudhë të shkurtër te Barcelona. Ish-lojtari luajti vetëm në pesë ndeshje për klubin përpara se të detyrohej të tërhiqej për shkak të një sëmundjeje të zemrës.

/GazetaBlic Sport