Lajme

Arrestohet një kosovar në Portin e Durrësit, kjo është arsyeja

03/20/2023 11:54
nga:N M

Policia e shtetit shqiptar ka bërë të ditur se kanë arrestuar një shtetas të Kosovës në Portin e Durrësit, raporton Gazeta Blic.

E shkak për këtë është bërë se një 32-vjeçar kosovar, tentoi të kalonte kufirin me një leje qëndrimi false.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, janë konstatuar 2 raste në këtë fushë, për të cilat: është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi ka tentuar të dalë nga vendi ynë, me një leje qëndrimi në shtetin francez, të dyshuar të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës material”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.