Sporti

Giresse: Fati i keq i Ermal Krasniqit është që luan në një pozitë ku ka shumë konkurrencë

03/20/2023 11:32
nga:E K

Kosova tashmë ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Në kuadër të grupit I, Kosova do të ballafaqohet fillimisht me Izraelin me 25 mars e më pas edhe me Andorën me 28 mars, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një konferencë për media trajneri, Alain Giresse ka komentuar për Ermal Krasniqin.

“Fati i keq i Ermal Krasniqit është që luan në një pozitë ku ka shumë konkurrencë me lojtarë që tashmë janë të dëshmuar. Mos të harrojmë që ai është në Cluj vetëm prej janarit dhe do ketë kohë të dëshmohet. Dera për të nuk është e mbyllur, është lojtar me potencial të madh dhe në të ardhmen do ta përfaqësoj Kosovën“, tha Giresse.

Giresse tregon nëse Ermal Krasniqi do ta zëvendësojë Elbasan Rashanin

/GazetaBlic Sport/