Lajme

Ischinger: Mungesa e nënshkrimeve e bën dakordimin e brishtë, zbatimi kërkon presion

03/19/2023 17:22
nga:Genita C

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për dakordimin për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve.

Megjithatë Ischinger ka shkruar se zbatimi do të kërkojë presion. Sipas tij mungesa e nënshkrimeve e bën këtë dakordim fragjil.

“Urime për të gjithë të përfshirët, me të vërtetë! Por skepticizmi është gjithashtu i garantuar: zbatimi do të kërkojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe shtytje (madje edhe presion). Vazhdimi i rolit të Kumbarit të BE, SHBA, Gjermania dhe Franca është shumë i rëndësishëm. Brishtësi për shkak të mungesës së nënshkrimeve formale. Si të ndërtohet besimi?”, ka shkruar Ischinger.