Sporti

Napoli tjetër nivel në Serie A, fiton bindshëm ndaj Torinos në udhëtim

03/19/2023 16:52
nga:L J

Skuadra e Napolit nuk ka të ndalur këtë edicion në Serie A.

Napoli ka fituar ndaj Torinos në udhëtim me rezultatin e thellë 0-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Si zakonisht dy lojtarët e spikatur tek Napoli edhe në këtë duel ishin dyshja e sulmit: Kvitcha Kvaratskhelia dhe Victor Osimhen.

Osminhen shënoi dy gola, Kvaratskhelia një dhe Ndombele poashtu një për t’i sjellur fitoren ekipit të Napolit në këtë sfidë.

Napoli ndodhet në vendin e parë në tabelë me 71 pikë, kurse Torino në pozitën e 11’të me 37 pikë.

/GazetaBlic Sport