Lajme

NATO: Kosova dhe Serbia të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen për të cilën u dakorduan

03/19/2023 15:35
nga:Genita C

NATO ka mirëpritur pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu përmes një postimi në Twitter ka shkruar se inkurajojnë palët që të zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

“NATO e mirëpret marrëveshjen në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga BE në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i nxisim të dy të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu.

 

Pesë gjërat kryesore nga takimi i Ohrit

Christopher Hill për marrëveshjen e djeshme: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane