Lajme

Christopher Hill për marrëveshjen e djeshme: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

03/19/2023 15:46
nga:Genita C

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, thotë se me marrëveshjen e djeshme të arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane, raporton GazetaBlic.

Hill në një shkrim në “tëitter” thotë se, ky është një hap shumë i rëndësishëm teksa shton se SHBA-të do të jenë me të dyja vendet në çdo hap.

“Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, ka shkruar Hill.

 

Pesë gjërat kryesore nga takimi i Ohrit