Gazetari Milaim Zeka ka thënë se Kurti dje e ka parë se çka është presioni ndërkombëtar dhe çka është gjunjëzimi, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kurti dje e ka parë se si është të shtrihesh jo para Grenellit, por para Vuçiqit, Borrellit, Lajçakut, e të gjithëve me radhë.
Ai ka shtuar se mendon se votuesit e VV-së nuk e kuptojnë se çka nënkupton vetëadministrim.
Postimi i tij i plotë:
Albini dje e ka pa se cka eshte presioni nderkombetar. Dje e ka perjetu gjunjezimin. Dje e ka pa çka eshte me u shtri jo para Grenellit, po para Vuqiçit, Borellit, Lajçakut, e te gjitheve me rend.
Dje, vetem nje sen nuk ka arritur me na perkthy: Fjalen VETadministrim. Garant mendon, edhe eshte i bindur qe votuesit e VV-se, nuk e kuptojne!!!


