Lajme

Gati 10 orë bisedime në Ohër, Hoxha: Ky është tregues i pengesave që po paraqiten dhe një përgatitje jo e mjaftueshme për takim

03/18/2023 20:37
nga:Astrit Gashi

Gati 10 orë kanë kaluar, prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

E kjo, sipas analistit Ylli Hoxha, është një tregues i pengesave që po paraqiten dhe një përgatitje jo e mjaftueshme për këtë takim.

“Në qoftë se është pritë të këtë marrëveshje shpejtë, vazhdimi i takimit deri në orët vona mendoj që është tregues i pengesave që paraqiten në to dhe mos përgatitje e mjaftueshme të takimit. Kemi pasur një fazë të konsultimeve të cilat zotëri Lajçak dhe zotëri Escobar e kanë zhvilluar një diplomaci fluturuese në Beograd dhe kjo nënkupton që një pjesë e çështjeve nuk janë zgjidhur deri dhe siç po duket nuk do të zgjidh as brena takimit”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus”, i cili është duke u transmetuar me edicion special nga Ohri.

Sipas Hoxhës, procesi i dialogut ka arritur ti pajtojë palët në thelb, duke theksuar se mosmarrëveshjet e paraqitura në këtë takim nuk do të penojnë procesin më tutje.

“Mendoj që ky proces në masë t madhe ka arritur ti dakordojë palët në thelbin e procesit ka to të zhvillohet, shtyllat kryesore dhe nuk mendoj që mosmarrëveshjet e paraqitura sot apo nesër do të jenë të tilla që do të mund të penojë procesin ën tërësi”, ka thënë Hoxha.