Sporti

Thaçi: “Fusha ishte e keqe, për Malishevën ky rezultat ishte fitore”

03/18/2023 15:28
nga:E K

Drita është ndalur me barazim sot nga Malisheva.

Skuadra gjilanase nuk arriti më shumë se një pikë pasi luajtën pa gola me Malishevën, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka folur për “Art Sport”.

Ai u ankua për stadiumin e skuadrës të cilën e drejtonte vet.

“E kemi ditur që nuk do të jetë e lehtë. Fusha është e keqe. Si rezultat edhe dështuam. Malisheva kalkuloi. Fitore për ta ishte ky barazim”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/