Zlatko Dalic zgjati kontratën me Federatën Kroate të Futbollit dhe do të mbetet trajner deri në fund të ciklit që përfshin Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Dalic ka udhëhequr me sukses kombëtaren kroate duke arritur gjysmëfinale të Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai do mbetet te Kroacia deri në vitin 2026.
“Falënderoj Presidentin Kustiq dhe gjithë HNS-në për besimin e madh, si dhe mbështetjen që kam në punën time me kombëtaren. E kam theksuar shumë herë se kjo punë është nderi më i madh dhe kënaqësia më e madhe që mund të kem si një trajner, dhe me të vërtetë po pres me padurim të ardhmen me kombëtaren kroate.Pavarësisht se tashmë kemi arritur suksese të mrekullueshme, kam një pasion dhe ambicie të madhe për të vazhduar punën me Kroacinë dhe besoj se ka ende shumë sfida të mëdha na presin”, tha Dalic.
#Croatia head coach @DalicZlatko has extended his contract until 2026! ✍️
We're looking forward to the upcoming challenges with our @FIFAWorldCup silver- and bronze-winning head coach! ?????#Family #Vatreni❤️? pic.twitter.com/mCFE1Gnb1M
— HNS (@HNS_CFF) March 18, 2023
/GazetaBlic Sport/


