Sporti

Chelsea kontakton Interin, shpreh interesim për Onanan

03/18/2023 09:17
nga:E K

Chelsea raportohet se ka kontaktuar Interin për një marrëveshje të mundshme për portierin Andre Onana përpara afatit kalimtar të verës.

Portieri 26-vjeçar iu bashkua Nerazzurrëve verën e kaluar në një transferim të lirë pasi i dha fund një periudhe shtatëvjeçare me Ajax-in, duke u sjellë si zëvendësues afatgjatë për Samir Handanovic, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi humbi tetë ndeshjet e para të Interit në Serie A të sezonit, Onana tani është bërë numri një i qartë në kryeqytetin e Lombardisë, duke mbajtur 14 herë portën të paprekur në 27 ndeshje në të gjitha garat.

Siç raportohet nga ‘Tuttomercatoweb’, Chelsea po kërkon të sjellë një portier të ri për të zëvendësuar Edouard Mendy, i cili do të shitet dhe i ka kërkuar Interit informacione për Onanën.

Klubet e tjera të Premierligës janë gjithashtu duke e vëzhguar me vëmendje portierin kamerunian, por blutë e mbështetur nga Todd Boehly aktualisht janë në ‘pole position’ në një garë të mundshme për 26-vjeçarin.

/GazetaBlic Sport/