Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar i dyshuar për 3 grabitje gjatë muajit mars në kryeqytet, duke shfrytëzuar një të mitur.
Në pranga u vu shtetasi R. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13 mars 2023, kanë tentuar të vjedhin në një farmaci, ndërsa më datë 15 mars 2023, kanë vjedhur shuma parash, në 2 subjekte të ndryshme.


