Ish-deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se pritshmëritë e tij janë që nesër të përmbyllet me sukses finalizimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi sipas planit evropian.
Rexhepi tha se nga ajo çfarë është deklaruar deri tani është se në parim palët janë pajtuar për marrëveshjen.
“Sa i përket marrëveshjes tashmë është një kohë e gjatë që po bashkëbisedojmë ne dialog. SHBA me Evropën dhe planin evropian përmes bisedime që janë zhvilluar dhe kanë zgjatur për një kohë të gjatë, qofshin ato preliminare për përgatitjen e planit franko-gjerman. Në parim palët janë dakoorduar sipas deklaratave publike që i kanë ba, qoftë në konferenca qoftë përmes mediave. Parashikimet janë reale që të pritet një marrëveshje, mendoj se është koha të përmbyllet ky mision. Eshtë në të mirën e stabilitetit të përgjithsëm politik të vendit, është po ashtu në mandatin e Qeverisë aktuale të Kosovës që ta përfundojë një mision të atillë dhe t’i japë një prespektivë të re vendit tonë”
“Unë mendoj që kryeministri, Qeveria por edhe opozita , kushdo që merr pjesë në takim, mendoj që janë tepër të angazhuar dhe e kanë parasysh interesin por edhe mundësitë reale dhe partneritetin por edhe garancinë që kanë nga SHBA-të dhe Evopa se nuk do të cënohet integriteti dhe kushtetuetshmëria e vendit kështu që modeli dhe zgjidhja është e pritshme” deklaroi Rexhepi për “Gazeta Blic.

Fatmir Rexhepi, ish-deputet i LDK-së
Ndërsa zyrtari për media i PSD-së, Bardh Ahmeti, tha për “Gazeta Blic” se pritjet për nesër janë që të ketë dakoordim por jo nënshkrim.
“Pritjet për takimin e nesërm në Ohër janë përsëri të dakordancës e jo të nënshkrimit, ashtu siç edhe u deklarua Miroslav Lajçak disa ditë më herët.Por, prapë se prapë, dakordimi në esencë është pranim i marrëveshjes pa ndërhyrje në të ardhmen. Kështu është për Planin Evropian të dakorduar më 27 shkurt e kështu do të jetë edhe për Planin e Zbatimit i cili do të jetë temë e takimit të nesërm”
Ahmeti deklaroi se s’ka nevojë për nënshkrim për ta kuptuar rezultatin e këtij dialogu, e që sipas tij është marrëveshje e normalizimit të mosnjohjes e implementimit të Asociacionit”
“Mbi të gjitha, nënshkrimi duhet të shihet si aspekt ceremonial i marrëveshjes. Palët tashmë janë pajtuar për planin dhe praktikisht do të pajtohen edhe për zbatimin e tij. Ne s’kemi nevojë të presim nënshkrimin formal për ta kuptuar përmbajtësisht rezultatin e këtij dialogu, e që është marrëveshje e normalizimit të mosnjohjes e implementimit të Asociacionit” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”

Bardh Ahmeti, Zyrtar për media PSD
Nesër në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Në këtë takim do të marrë pjesë i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe emisari special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30.
“Të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të mbajë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëri pas tjetrit, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh”, thuhet në njoftimin zyrtar të agjendës raporton Gazeta Blic.
BE publikon agjendën e takimeve në Ohër


