Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me emisarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar, kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit, raporton Gazeta Blic.
Osmani ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do t’i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ajo tutje ka theksuar se Kosova në Ohër shkon me mendësinë e arritjes së një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Pas takimit me të emisarin amerikan për dialogun, Gabriel Escobar, Osmani tha se çdo tendencë nga Serbia për ta penguar këtë marrëveshje do ta dëmtoj procesion e dialogut.
“Besojmë fort se një marrëveshje e drejtë, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse është e vetmja mënyrë për të siguruar paqe afatgjatë dhe prosperitet.Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi dhe shpresë për rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për ta penguar këtë marrëveshje mund ta dëmtoj procesin e dialogut.Jam e bindur se marrëveshja do të sjell rezultate konkrete, integrimin Kosovës në institucionet euroatlantike”, tha Osmani, raporton Gazeta Blic.
Përfundon takimi ndërmjet Escobar dhe Vjosa Osmanit


