Sporti

Mourinho i lumtur pas kalimit tutje në Europa League: “Skuadrat që u eliminuan nga Champions League nuk duhet të jenë këtu”

03/17/2023 09:38
nga:E K

Roma arriti të siguroi dje kualifikimin tutje në Europa League.

Skuadra italiane eliminoi Real Sociedadin me rezultat të përgjithshëm prej 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Romës, Jose Mourinho u shpreh i lumtur me arritjen e ekipit të tij.

“Djemtë e bëjnë punën. Unë jap një kontribut të vogël, por është ekipi. Ne i kemi këto vështirësi, Nemanja Matic e kishte këtë problem dhe nuk mundi të luante, kështu që Wijnaldum i cili nuk luajti për gjashtë muaj më pas duhej të luante 90 minuta dy herë në tre ditë“, tha Mourinho.

Ai vazhdoi duke thënë se disa skuadra nuk duhet të marrin pjesë në Europa League pasi janë eliminuar nga Champions League.

“Për mua, ekipet e eliminuara nga një kompeticion nuk duhet të marrin pjesë në një tjetër. Ka skuadra që sipas meje nuk duhet të jenë këtu. Nëse eliminohen nga një garë, duhet të shkojnë në shtëpi! Pra, nëse Europa League fitohet nga një ekip që doli nga Champions League, atëherë do të jetë e pakuptimtë sipas meje“.

/GazetaBlic Sport/