Sporti

Roma dhe Leverkusen avancojnë tutje, Arsenal në vazhdime me Sportingun

03/16/2023 22:56
nga:E K

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit të ditës së sotme në Europa League.

Roma, Royale Union SG dhe Bayer Leverkusen kanë siguruar plasmanin në fazën tjetër të kësaj gare, shkruan GazetaBlic Sport.

Roma barazoi pa gola me Sociedadin por avancoi tutje fal fitores në ndeshjen e parë me rezultat 0-2.

Leverkusen mposhti me rezultat solid Ferencvaros [2-0], kurse Royale Union SG fitoi me rezultat 3-0.

Në anën tjetër Arsenal luajti baras (1-1) me Sporting CP dhe ndeshja tashmë ka shkuar në vazhdime pasi edhe ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Kujtojmë që para pak çastesh avancuan tutje: Manchester United, Sevilla, Feyenoord dhe Juventus.

/GazetaBlic Sport.