Sporti

Conference League: Kualifikohet Fiorentina, Baseli i Xhakës në shtesë

03/16/2023 21:03
nga:Mergim Rreci

Në sfidën ndaj Slovan Bratislavës, Baseli i Taulant Xhakës detyrohet të luajë kualifikimin në kohën shtesë. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, zvicerianët barazuan edhe në transfertë po me rezultatin 2-1 ndaj Slovan Bratislavës.

Skuadra sllovake shënoi dy golat në pjesën e parë ndërsa në fraksionin e dytë Baseli provoi të rifutej në lojë me golin e Calafiorit, teksa në fund Adouni.

Ndërkohë, Fiorentina triumfoi në Turqi ndaj Sivasspor me shifrat 1-4. Italianët u nisën të avantazhuar në këtë sfidë pas fitores 1-0 në Artemio Franchi, megjithatë në transfertë nuk hasën në shumë vështirësi. Edhe pse në fakt e nisin keq duke pësuar të parët.

Por, më pas golat e Cabral, Milenkovic dhe një autogol bëri që italianët të mbërrijnë në çerekfinale. Në ndeshjen tjetër, Lech Poznan u kualifikua po ashtu për në çerekfinale teksa mposhti me rezultatin 0-3 në transfertë suedezët e Djurgarden. Polakët kishin fituar edhe ndeshjen e parë me shifrat 2-0.