Lajme

Detaje për takimin e Escobar me opozitën: Me kë takohet dhe në cilën orë zhvillohet ky takim!

03/16/2023 16:21
nga:G B

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sonte do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.

Ai do të takohet me liderët e partive opozitare.

Nga LDK në takim me Escobar do të jetë kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zyrtarja e LDK-së, Sibel Halimi, e cila ka thënë se takimi do të mbahet në ora 18:00.

Ndërsa, zëdhënësi i AAK-së ka thënë se në takim AAk do të përfaqësohet nga nënkryetari Ardian Gjini, pasi Haradinaj gjendet jashtë vendit.

“Kryetari Haradinaj është jashtë vendit. Në takim me z.Escobar, AAK përfaqësohet nga nënkryetari Ardian Gjini”, tha Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së, për Gazeta Blic.

Escobari sonte në Prishtinë, darkë me opozitën