Lajme

Escobari sonte në Prishtinë, darkë me opozitën

03/16/2023 15:46
nga:G B

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së enjte pritet të takojë opozitën.

Burimet të Dukagjini kanë bërë të ditur se takimi pritet të mbahet nga ora 18:00 (sot), ai do të shtrojë darkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe në mungesë të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pritet të marrë pjesë nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini.

Kjo vizitë e Escobarit vije dy ditë para takimit në Ohër në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.