Sporti

Shebull për lojtarët shqiptarë | Aouar i thotë “JO” Francës dhe vendos të luajë për Algjerinë

03/16/2023 15:27
nga:Lorik J

Mesfushori franko-algjerian i Lyonit, Houssem Aouar, i cili ka një paraqitje për kombëtaren franceze, njoftoi të enjten se tani do të luante për Algjerinë.

Në një video të postuar nga Federata Algjeriane e Futbollit në faqen e tyre të internetit, 24-vjeçari tha se ideja për të përfaqësuar algjerianët ka qenë në kokën e tij për një kohë shumë të gjatë dhe se ai më në fund vendosi pasi gjeti kohë për të reflektuar pas një telefonate të presidentit të Federatës, Djahid Zefizef, i cili e kishte kontaktuar këtë verë teksa ishte me pushime në Algjeri, përcjell GazetaBlic Sport.

Paraqitja e vetme e Aouar me skuadrën e Francës (kundër Ukrainës) daton në tetor 2020, por ishte një ndeshje miqësore, e cila i lejon lojtarit të jetë në gjendje të ndryshojë kombësinë e tij sportive.

/GazetaBlic Sport