Lajme

A do të vazhdojë të jetë pjesë e GP të LVV-së?!- Kjo është përgjigja e Eman Rrahmanit!

03/16/2023 15:02
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” i pyetur se si janë parë qëndrimet e tij për projekligje të caktuara, nga partia ku bën pjesë, deklaroi se s’ka patur diskutime të tjera përveç atyre që tashmë janë publike.

“Nuk është se kemi patur diskutime të tjera përveq atyre që kanë ndodhur në Kuvend, për qëndrimet e mija në këtë fushë dhe fusha të ngjashme tashmë dihen publikisht, janë ditur edhe para se të vija në Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo që deklaroj dhe po bëj, kanë qenë në dijeni që prej ardhjes time në Lëvizjen Vetëvendosje në vitin 2016.

I pyetur se a do të vazhdojë të jetë pjesë e GP të LVV-së pavarsisht dallimeve që i kanë, Rrahmani u përgjigj kështu.

“Unë deputet jam zgjedhur përmes Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty kemi patur një program qeverisës. Secila pikë e cila gjendet në programin qeverisës me të cilin kemi kandidu, mbështetet prej anës time dhe do ta ketë votën. Për pika të tjera të cilat janë jashtë programit qeverisës dhe vijnë prej personave dhe sponsorizimeve të ndryshme me të cilat unë nuk pajtoj, natyrisht që do t’i kundërshtoj edhe publikisht, por fillimisht çdo herë mundohem që këto kritika dhe vërejtje t’i jap brenda dhe pastaj ka ardhe edhe reagimi im në Kuvend” tha Rrahmani për “Gazeta Blic”

Eman Rrahmani: Përmes fertilizimit të asistuar ka rrezik për inçeste