Lajme

Borrell-Ramës: Nisma për pasaportat e arta nuk duhet të miratohet

03/16/2023 13:10
nga:Y I

Shefi i diplomacisë evropiane Joseph Borell nga Tirana ia kishte një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama.

Në konferencën e përbashkët me këtë të fundit, Borell deklaroi se nisma për pasaportat e arta nuk duhet të miratohet.

“Shqipëria duhet të vijojë me reformat e saj të gjithanshme.Dhe skema e pasaportave të arta nuk duhet të miratohet”, theksoi Borell.