Qindra tifozë të Interit mbetën jashtë stadiumit “Dragao” në Porto para ndeshjes së Champions League e cila më pas i kualifikoi Nerazzurrët në çerekfinale.
Njëri prej tyre, Francesco Rosito, i cili madje ka udhëtuar nga Londra, ka rrëfyer në këtë mënyrë ato momente kur mbeten jashtë.
“Bletën e bleva në faqen e Portos, pa problem. Nuk më kishin kërkuar asnjë kartë lokale. Por më pas më penguan nga hyrja. Ne qëndruam jashtë. Ishim më shumë se një mijë. Kisha frikë për jetën time. Na futën në një vend shumë të rrezikshëm, ishim të gjithë të mbushur me njerëz. Pavarësisht tensionit të lartë, fatmirësisht asgjë ndodhi edhe pse e vërteta është se ishim në kurth”, tha ai.
“Në fund e pashë pjesën e parë në telefon dhe më pas u largova. Kur bën pushime dhe shpenzon para për udhëtime, shqetësimi nuk është i vogël”.
/GazetaBlic Sport


