Janë arrestuar 7 tifozë të Napolit për përplasjet në Lungomare dhe në Piazza del Gesu me ultrasit e Eintracht në Frankfurt dhe policinë.
Shtatë tifozë napolitantë janë arrestuar gjatë natës për përplasjet me forcat e policisë të ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Eintracht. Sipas asaj që raportohet, ky është aksioni i parë dhe numri mund të rritet në orët në vijim, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediave italiane, katër të arrestuar, mes tyre një në flagrancë, u arrestuan për përleshjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në breg të detit të qytetit, pranë hotelit ku qëndronin ultrasit gjermanë.
Tre të tjerë, u shoqëruan për përleshjet që ndodhën pasdite në Piazza del Gesu.
/GazetaBlic Sport


