Lajme

MKRS dhe UP nënshkruajnë memorandum mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

03/16/2023 08:24
nga:Genita C

Sot ora 10:00, në kabinetin e ministrit Hajrulla Çeku, do të nënshkruhet memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Universitetit të Prishtinës, i cili siç bëhet e ditur, ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Hajrulla Çeku dhe Rektori Qerim Qerimi.