Sporti

Guardiola tha se Napoli është favorit për Champions, reagon Spalletti: Ata shpenzuan 900 milionë, ne vetëm 9

03/16/2023 08:25
nga:L J

Pep Guardiola e konsideroni Napolin skuadrën më të mirë në Evropë për momentin, por Luciano Spalletti duket se nuk i ka vlerësuar lavdërimet e trajnerit të Manchester Cityt, madje duke e konsideruar atë një lloj presioni.

“Si ndihem unë për këtë? Krenar? Jo. Unë jam i vetëdijshëm për ato lojëra psikologjike që bëjnë të gjithë për të bërë presion mbi të tjerët. Seriozisht, ne do ta vendosim Napolin përpara Manchester Cityt?

“Ata shpenzojnë 900 milionë euro në krahasim me 9 milionët tona. Kjo do të thotë diçka, apo jo? Është një ‘lojë e vogël’ për të na ngatërruar dhe për të na rrëzuar”, tha italiani pasi garantoi kualifikimin e napolitanëve në çerekfinale të kompeticionit, ku do të mund të masin forcat me skuadrën e Guardiolas në rast se i bie shorti.

/GazetaBlic Sport