Real Madrid dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që kanë siguruar kalimin tutje në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Madrilenët kanë triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Liverpool, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Los Blancos’ kaluan tutje pasi që poashtu në ndeshjen e parë triumfuan 2 me 5 në ‘Anfield’. Karim Benzema shënoi sonte golin e vetëm në “Santiago Bernabeu”.
Në anën tjetër, Napoli triumfoi poashtu me rezultat 3 me 0 ndaj Eintracht Frankfurt, duke dhuruar spektakël edhe në ndeshjen e dytë.
Amir Rrahmani ishte fantastik me paraqitjen e tij, duke qenë edhe njëherë një siguri e madhe në mbrojtjen e skuadrës italiane.
Rezultati i përgjithshëm pas dy përballjeve ishte 5 me 0, kurse golat sonte i realizuan Osimhen x2 dhe Zielinski një tjetër.
Milan, Inter, Napoli, Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Bayern Munich dhe Benfica janë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale.
Shorti do të hidhet të premten (17 mars) nga ora 12:00.
/GazetaBlic Sport/


