Lajme

Hyseni: Kurti e ka shndërruar edhe opozitën si vetveten

03/15/2023 21:33
nga:Astrit Gashi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, duke folur për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, do ta nënshkruaj marrëveshjen në Ohër, më 18 mars, do ta kryej punën e tij dhe do t’i bëjë një shërbim të mirë vendit.

“Unë nuk do ta lavdëroj nëse e nënshkruan këtë marrëveshje sepse veç e bën punën e vet si kryeministër i vendit”, është shprehur Hyseni.

Ndërsa, ai ka thënë se Kurti ka bërë lojëra fjalësh me të vetmin qëllim që të manipulojë një masë të caktuar apo sipas tij gjithë opinionin publik.

“Por, kur e dëgjon Kurtin dhe lojërat e tij, tautologjinë e tij, lojërat semantike, gjithmonë më qëllim të manipulimit të një mase të caktuar, pse jo dhe gjithë opinionit”, ka thënë ai.

Dhe se, sipas tij, Kurti e ka shndërruar Opozitën si vetveten, duke e theksuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi ata kanë menduar ta bëjnë atë t’i thyejë fjalët e tij, me vendime në interes të Kosovës.

“Opozita e ka përkrah Kurtin fuqimisht kur ka marrë vendim për me e zbatuar marrëveshjen për targa, por plot njerëz në Opozitë e kanë ditë që ajo marrëveshje nuk zbatohet kurrë, domethënë kanë bërë një politikë kalkulantësh, hajde ta fusim Kurtin le ta thyej qafën edhe ne të përfitojmë politikisht”, është shprehur Hyseni në Debat Plus.

Por, që ai ka shtuar se nuk bëhet politik kalkulimesh në atë shkallë kur janë në pyetje interesat fondamentale të vendit.