Skuadra e Real Madridit sonte takohet me Liverpoolin në “Santiago Bernabeu”.
Real Madrid fitoi ndaj Liverpoolit me rezultatin 5-2, teksa tani dëshiron ta mbrojë rezultatin dhe të kalojë tutje në çerekfinale të Championsit, përcjell GazetaBlic Sport.
Rio Ferdinand, ish lojtari i Manchester United ka thënë se nuk do të habitej nëse Liverpool fiton sonte, por që madrilenët do të kualifikohen tutje.
“Nuk do të habitem nëse Liverpool fiton sonte, por Real Madrid do të kualifikohet në raundin tjetër”, tha ai.
Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave për ndeshje e sontme:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militão, Rüdiger, Nacho; Camavinga, Kroos, Modrić; Valverde, Vinícius Júnior, Benzema.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Milner; Salah, Gakpo, Jota, Nuñez.
/GazetaBlic Sport/


