Sporti

E mposhti sëmundjen, Haller rikthehet tek kombëtarja e Bregut të Fildishtë

03/15/2023 18:06
nga:Mergim Rreci

Sebastien Haller është rikthyer në skuadrën e Bregut të Fildishtë pas disa muajsh mungesë për shkak të sëmundjes që e preku.

Sulmuesi i Borussia Dortmund rikthehet te kombëtarja, ku ka 15 ndeshje dhe katër gola, përcjell GazetaBlic Sport.

Haller iu bashkua Borussia Dortmundit verën e kaluar, por më pas u diagnostikua me një tumor në testikujt e tij më 18 korrik 2022. Sulmuesi bëri debutimin e tij për klubin gjerman vetëm më 10 janar, duke mpshtur sëmundjen.

Reprezentuesi i Fildishtë ka një gol dhe një asist në 12 ndeshje për Borussia Dortmund.

/GazetaBlic Sport/