Gazeta ‘Il Mattino’ sot bën një pasqyrë të gjendjes së gatishmërisë në Napoli për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Eintracht Frankfurt, ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Në fillim të javës, klubi i Napolit vendosi të kufizojë shitjen e biletave për tifozët vizitorë, duke ndaluar ata të jenë në stadium, përcjell GazetaBlic Sport.
Në atë moment, në parim, klubi gjerman vendosi të mos i shesë 2500 biletat në dispozicion. Pavarësisht kësaj, rreth 400 tifozë të Eintracht mbërritën në qytet mbrëmë, duke e ditur se nuk do ta shikojnë ndeshjen.
Çfarë do të bëjnë ata atëherë? Këto janë orë tensioni dhe qendra e Napolit është e blinduar në këto orë: për të garantuar sigurinë, është zgjedhur një dislokim i madh i forcave të rendit.
/GazetaBlic Sport
Circa 400 Eintracht Frankfurt fans have arrived in Naples, but it seems they are accompanied by Atalanta ultras, creating even more danger of potential clashes with Napoli supporters https://t.co/4ldLiVwgHf #Napoli #SGE #NapoliSGE #NapoliEintracht #Atalanta #UCL
— Football Italia (@footballitalia) March 14, 2023


