Sporti

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc: Synojmë kualifkimin tutje në Kupën e Kosovës, kërkojmë fitoren ndaj Prishtinës

03/14/2023 17:13
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohen ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës.

Skuadra kampione e Ballkanit do të përballet me skuadrën që po kalon në një moment të vështirë, atë të Prishtinës.

Kreqyetasit i ndan rrugët me trajnerin Munishi, duke mbetur momentalisht pa një udhëheqës të skuadrës në pankinë.

Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante, me ndeshjen e nesërme që poashtu pritet të shoqërohet me rivalitet deri në sekondat e fundit.

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc tha për ‘GazetaBlic Sport’ se do të tentojnë këndelljes pas humbjes nga Llapi, duke kërkuar kalimin tutje në Kupën e Kosovës.

“Çdo humbje është e vështirë, nuk kemi shumë kohë për të qenë të mërzitur, nesër kemi një ndeshje të vështirë. Besoj te bashkëlojtarët e mi, jam i sigurt se do të japim maksimumin për të kaluar tutje dhe për t’u rikthyer në rrugën e fitores“, tha Kuc.

Ky takim, ashtu si të gjitha takimet e tjera luhet në ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/