Lajme

“Kam qenë kreativ”, Kurti: Unë s’kam faj nëse nuk ka sukses në Ohër, nënshkrimi i marrëveshjes nuk varet veç nga unë

03/14/2023 11:56
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se është optimist për marrëveshje në Ohër, por sipas tij pala tjetër nuk do të nënshkruajë, raporton GazetaBlic.

Kurti thotë se nuk është fajtor nëse deri më tani nuk ka pasur sukses në bisedimet me Serbinë.

“Jam optimist për marrëveshjen në Ohër, por do të ketë sukses apo jo nuk varet vetëm prej meje. Unë kam ofruar edhe 27 shkurt në Bruksel të nënshkruaj propozimin e BE-së, por pala tjetër nuk ka qenë e interesuara. Nëse ka pasur mos-sukses, asnjëherë nuk ka qenë për fajin tim, sepse unë kam qenë i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ”, tha Kurti në konferencë për medie.

Lajçak: Nëse nuk ka asociacion, nuk ka marrëveshje

Osmani: Presim që në Ohër të arrihet marrëveshje, por nga Serbia nuk ka sinjale pozitive për këtë

“Vendimi përfundimtar për Asociacion”/ Gazetari serb paralajmëron: Në Ohër do të ketë mosmarrëveshje