Në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), presidentja e vendit Vjosa Osmani, falënderoi grupin e grave deputete të cilat sipas saj të inspiruara nga ikona e lirisë dhe pavarësisë, Madeleine Albrighte ecën përpara drejt fuqizmit të grave, me mbështetjen e NDI.
Ajo tutje ka thënë se nëse duam demokraci të forte kemi nevojë për qytetarë të fuqizuar. Një demokraci e shëndoshë është një demokraci që fyrmon mbi parimet e jetësimit të barazisë gjinore.
“Kosova mbetet lider në rajon me dy gra presidente të shtetit, me një përbërje parlamentare përtej kuotes gjinore, grate në qeveri janë të përfaqësuara më shumë se kurrë”, ka deklaruar tutje Presidentje Osmani.


