Ish deputetja e VV-së, tani zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se është skeptik për nënshkrimin e marrëveshjes me 18 mars në takimin që do të mbahet në Ohër.
Ajo thotë se mes Kurtit dhe Vuçiq ka pajtim dhe se ata i bëjnë deklaratat për konsum të brendshëm dhe se neve duhet të na shqetësojë përmbajtje e marrëveshjes.
“Tashmë ka një dakordim mes Kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, kështu që këto deklarimet e tyre i bëjnë për konsum të brendshëm. Ajo çfarë neve si Kosovë duhet të na shqetësojë është përmbajtja e kësaj marrëveshje dhe si do të ndikojë ajo në rregullimin e brendshëm”, thekson Pantina për Gazeta Blic.
Sipas saj, Kurti është pajtuar të ofrojë më shumë kompetenca ekzekutive për serbët se në vitin 2013 dhe për këtë duhet të sqarohet e të japë përgjegjësi.
“Duket se Kryeministri Kurti është pajtuar që të ofrojë më shumë kompetenca ekzekutive për komunitetin serb sesa ishin paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 e për këtë ai duhet të sqarojë opinionin tonë por edhe të japë përgjegjësi. Se a nënshkruhet sot a nesër marrëveshja pastaj ka më pak rëndësi kur përmbajtja e saj është shqetësuese”, deklaron Shqipe Pantina./Gazeta Blic/
Deputeti i VV-së skeptik: Me këtë qasje të Vuçiqit, nuk mund të ketë marrëveshje me 18 mars në Ohër


